Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Brenda rezidencës milionëshe që Adele bleu nga “Rambo”

nga Kaltrina Berila14 maj 2022

Këngëtarja Adele ka blerë rezidencën luksoze të aktorit me famë botërore Sylvester Stallone në Beverly Hills.
U tha se këngëtarja britanike, emri i plotë i së cilës është Adele Laurie Blue Adkins, ka paguar 58 milionë dollarë për shtëpinë e Stallone, përcjell rtv21.tv

Adele ndau një imazh me të dashurin e saj Rich Paul para shtëpisë së saj të re në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ka 8 dhoma gjumi dhe 12 banjo
Rezidenca luksoze që bleu Adele është 18.587 metra katrorë. E projektuar nga arkitekti amerikan Richard Landry, shtëpia ka 8 dhoma gjumi dhe 12 banjo.

E ndërtuar në vitin 1994, rezidenca ndodhet në 3.5 hektarë tokë, në lagjen ku dikur banonin aktorja Lisa Vanderpump dhe muzikanti Rod Stewart.
Rezidenca e mrekullueshme ka një saunë, dhomë me avull, zyrë me një tarracë, 2 dhoma gjumi me banjo të brendshme, një kuzhinë, spa, pishinë dhe një bujtinë 2-katëshe.

Shtëpia përfshin gjithashtu një kinema profesionale, palestër, një garazh për tetë makina dhe një dhomë puro me një sistem të filtrimit të ajrit./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →