Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Brexit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Britania mund të anulojë vendimin

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2018

Kjo mund të bëhet pa ndryshuar kushtet e anëtarësimit të Britanisë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se Britania e Madhe mund ta anulojë Brexitin pa lejen e 27 anëtarëve të tjerë të BE-së.

Gjykatësit e GJED-së vendosën se kjo mund të bëhet pa ndryshuar kushtet e anëtarësimit të Britanisë.

Një grup i politikanëve anti-Brexit argumentuan se Britania e Madhe duhet të jetë në gjendje të ndalë në mënyrë të njëanshme Brexit, por ata u kundërshtuan nga qeveria dhe BE.

Vendimi vjen një ditë përpara se deputetët të marrin votën për marrëveshjen e Theresa May për largimin nga BE.

Deputetët tashmë priten gjerësisht të refuzojnë propozimet gjatë një votimi në House of Commons të martën në mbrëmje.

Sipas Gjykatës  Britania e Madhe do të jetë në gjendje të qëndrojë në të njëjtat kushte që ajo ka tani – kështu që nuk do të detyrohej të bashkohej me euron apo zonën Shengen – ku nuk ka kontrolle të pasaportave midis vendeve.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →