Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Britania e Madhe do t’i vendos sanksione të reja Bjellorusisë

nga Xh.D4 korrik 2022

Britania e Madhe do t’i vendos sanksione të reja Bjellorusisë.
Paketa e re do të përfshijë ndalimin e importit dhe eskportit të mallrave me vlerë rreth 60 milionë funte, duke përfshirë eksportet e mallrave të rafinimit të naftës, komponentëve të teknologjisë së përparuar dhe mallrave luksoze.
Sanksionet do të zbatohen gjithashtu për importet e hekurit dhe çelikut bjellorus dhe do të ndalojë më shumë kompani bjelloruse të emetojnë borxhe dhe letra me vlerë në Londër.
Bjellorusia ka qenë një aleat i ngushtë i Rusisë në mes të pushtimit të saj në Ukrainë.
Dje, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, tha se vend ii tij qëndron plotësisht pas Rusisë dhe të dy vndet do të mbesin së bashku.//21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →