Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Britania me sanksione tjera ndaj Rusisë

nga Kaltrina Berila31 mars 2022

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të mëtejshme kundër rusëve të shquar, duke përfshirë figura mediatike dhe udhëheqës ushtarakë.
Emrat e fundit të shtuar në listën e sanksioneve përfshijnë prezantuesin televiziv Sergej Brilev dhe TV-Novosti të financuar nga Kremlini, i cili zotëron kanalin e lajmeve Russia Today.
Aleksandr Zharov, shefi ekzekutiv i Gazprom-Media, Alexey Nikolov, drejtori menaxhues i RT dhe Anton Anisimov, kreu i Transmetimit Ndërkombëtar Sputnik u sanksionuan gjithashtu, tranmeton rtv21.tv.
Gjeneral-koloneli, Mikhail Mizintsev është gjithashtu në mesin e 14 shtesave në listën e sanksioneve.
Sekretarja e Jashtme, Liz Truss tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ishte bazuar në “një lumë gënjeshtrash”.
“Britania ka ndihmuar në udhëheqjen e botës në ekspozimin e dezinformatave të Kremlinit dhe ky grup i fundit sanksionesh godet propaganduesit e paturpshëm që shtyjnë lajmet dhe narrativat e rreme të Putinit”, shtoi ajo./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →