Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Buffon nuk e donte Mourinhon si trajner të Italisë

nga Kaltrina Berila20 qershor 2025
Buffon nuk e donte Mourinhon si trajner të Italisë

Sipas ‘La Repubblica’, José Mourinho ishte një kandidat i vërtetë për t’u bërë trajneri i ri i përzgjedhjes së Italisë, madje sponsori teknik i skuadrës (Adidas) ishte gati të mbulonte pjesërisht pagën e tij. Megjithatë, Gigi Buffon, Drejtori i Delegacionit, u shpreh i pakënaqur me këtë propozim dhe e kundërshtoi fort emërimin e tij.

Mourinho aktualisht drejton Fenerbahçen, dhe nëse do të emërohej në posti e përzgjedhësit italian, skuadra turke do të kërkonte një tarifë kompensimi për largimin e tij .

Buffon ishte i mendimit se Italia kishte nevojë për një figurë tjetër – një “legjendë absolute” të futbollit italian – për të përforcuar shanset e kualifikimit për në Botërorin e vitit 2026 .

Gjithashtu, raportohet se në fillim të dhjetorit, Buffon pati përmendur se do të largohej nëse Roberto Mancini do të rikthehej si trajner. Ai më pas bëri të qartë se vendimet për trajnerë merren në bashkëpunim me presidentin dhe stafin profesionist, dhe ky proces nuk ishte i kushtëzuar nga ai personalisht./kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →