Bugaqku: Duhet pritur arsyetimin e Kushtetueses nëse Emilia Rexhepi është nënkryetare legjitime e Kuvendit
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit si nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti boshnjak nuk mund të konsiderohet legjitime derisa Gjykata Kushtetuese e ka ndërlidhur që Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.
Sipas tij, duhet pritur derisa Gjykata ta publikojë vendimin e plotë me arsyetim. Bugaqku tha po ashtu se Kushtetuesja duhet të mbështetet jo vetëm në Kushtetutë dhe rregulloren e punës së Kuvendit, por edhe në praktikat e deritanishme parlamentare, ”ku nënkryetarët zakonisht janë zgjedhur në pako’’, shpreh Bugaqku për RTV21.
“Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit, Gjykata e ka ndërlidhur që Kuvendit konsiderohet i konstituuar kur të zgjedhet në tërësi nëkryetarët. Për mendimin tim duhet pritur sqarimin në arsyetim të Gjykatës Kushtetuese për ta kuptuar nëse konsiderohet apo jo si nënkryetare legjitime e Kuvendit. Në vlerësimin tim personal, konsideroj se Gjykata Kushtetuese është mirë që në arsyetim të sqaroj faktin që procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve duhet të mbështeten përpos në rregullorën e Kuvendit dhe Kushtetutë gjithashtu edhe në praktikat e deritanishme parlamentare e cila praktikë nga tri vendimet e saj e ka normuar faktin se kjo praktikë parlamentare qëndron dhe merret përbazë në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese të konstituimit të Kuvendi. Nuk ka asnjë logjikë të thuhet që praktika parlamentare vlenë për zgjedhjen e kryetarit edhe për procedurën e votimit të jetë e hapur, e njëjta praktikë të mos të vlejë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe që procedura e votimit të mos jetë në pako, sepse atëherë i bie që Gjykata do të bie në kundërthënien e saj. Hiç më largë se para disa muajve na sqaroj faktin se procesi i votimit për kryetar është i hapur dhe duhet të bëhet sipas praktikave të deritanishmeparlamentare,prandaj edhe tani, domosdo Gjykata duhet të sqaroj që procesi i konstituimit edhe për nënkryetarët vlen sipas procedurës së njëjtë si për nënkryetarët e tri partive shqiptare ashtu edhe për dy nënkryetarët që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, tha Bugaqku./RTV21/21Media









