Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bulevardi “Xhorxh Bush” mbyllet për qarkullim deri më 14 korrik

nga Kaltrina Berila3 korrik 2023
Bulevardi “Xhorxh Bush” mbyllet për qarkullim deri më 14 korrik

Nga sot do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit bulevardi “Xhorxh Bush”.

Sipas njoftimit të komunës, ky bulevard do të jetë i mbyllur deri më 14 korrik.

Në njoftim thuhet se tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll” .

“Ju njoftojmë se bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023. Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll” . Se si mund të orientohen qytetarët, sqarimet i keni të ilustruara më poshtë”, thuhet tutje në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →