Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Bulqiza në “luftë” me flakët, vatra të reja zjarri

nga Kaltrina Berila16 gusht 2024
Bulqiza në “luftë” me flakët, vatra të reja zjarri

Bulqiza po përballet me zjarre të shumta në malet e saj.

Veç zjarrit që ka më shumë se dy javë që është aktiv në malin e Tërnovës dhe që është zhvendosur në malin e Valikardhës, dy vatra të reja zjarri janë shfaqur këtë të premte në zona të ndryshme.

Masivi pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Shupenzës dhe ai i fshatit Bllacë janë nën pushtetin e flakëve. Situatë kritike mbetet në malin e Tërnovës ku zjarri ka djegur qindra hektar pyje deri tani dhe i është drejtuar maleve të Martaneshit.

Me shtimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shupenzës, situata mbetet e rëndë për autoritetet vendore të cilat janë të pafuqishme për të përballuar situatën e zjarreve të përhapur në të gjithë territorin në terrene të vështira./vizionplus

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →