Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Burra e gra u rrahën në Prizren

nga Kaltrina Berila7 shkurt 2021

Dy gra dhe dy burra kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një përleshjeje fizike që ndodhi ndërmjet tyre.

Sipas raportit mjekësor, vetëm njëri ka lëndime të rënda, kurse të tjerët lëndime të lehta.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:45 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

“Raportohet për një rrahje në mes dy meshkujve dhe dy femrave kosovar, të cilët gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime ju është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit meshkuj dërgohen në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →