Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Burri e vret gruan me armë zjarri, pastaj veten

nga Miranda Beqaj18 gusht 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Shkodra ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe më pas edhe veten.
I dyshuari 79 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçare në banesën e tyre.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, shkruan ora news.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh por trupat e viktimave janë konstatuar sot.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →