Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Burri që vrau gruan shtatzënë ende në arrati

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2022
Burri që vrau gruan shtatzënë ende në arrati

Burri i cili vrau gruan shtatzënë mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë, ende është në arrati.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka thënë se në disa lokacione është kërkuar i dyshuari, por deri tani nuk është hasur.
“Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur”, thuhet në raportin ditor.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.
Viktima shtatzënë dyshohet se është qëlluar burri i saj, më të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Viktima ishte në javën e 41-të të shtatëzënisë, duke pritur për të lindur. Vrasja dyshohet se është kryer me armë zjarri.
Rasti i së mërkurës ka ndodhur vetëm pesë ditë pas vrasjes së një gruaje tjetër në Prishtinë.
Një burrë 70-vjeçar më sëpatë ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, më 25 nëntor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →