Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Burri rrah gruan e tij dhe taksistin

nga Kaltrina Berila18 dhjetor 2018

Arrestohet i dyshuari

Një person i dyshuar është arrestuar nga policia e Kosovës të dielën në Prizren pasi që i njëjti ka rrahur gruan e tij dhe taksistin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë dhe një viktime mashkull, shtetas të Shqipërisë (vozitësit të taksi) i cili ishte duke dërguar viktimën në familjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →