Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Bushati: Të shokuar nga sulmet terroriste

nga Kaltrina Berila4 qershor 2017

Bushati ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Londër

Përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

“Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës. Londrës i’u desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar. Ngushëllimet tona popullit britanik. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Bushati.

Mbrëmjen e së shtunës siç raportohet deri më tani shtatë persona janë vrarë dhe rreth 50  të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë në qendër të Londrës. Ndërkohë, policia tha se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.

Ky është sulmi i tretë terrorist që godet Britaninë e Madhe në 3 muajt e fundit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →