RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Busquets do të qëndrojë te Barcelona

nga Egzona Mehmeti4 korrik 2021

Mesfushori veteran, Sergio Busquets do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou”.
Mesfushori spanjoll i Barcelonës ka pranuar shumë oferta nga klubet e Ligës Amerikane MLS, sidoqoftë këtë verë nuk do të largohet nga “Blaugranët”.
Spekulohet se Busquets e preferon një kalim të mundshëm në Amerikë, por këtë verë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë i fokusuar vetëm te Barcelona.
Oferta të reja do të vijnë për Busquets nga klubet amerikane në verën e vitit 2022 eventualisht 2023, kur mesfushori 32 vjeçare dhe pritet të largohet nga “Camp Nou”.
Sezonin që lamë pas, Busquets ka bërë 50 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me pesë asistime për Barçën.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →