🇽🇰 Kosova
Busti i Adem Jasharit vendoset më 17 shkurt në sheshin e Mitrovicës
nga Venera Grabanica13 shkurt 2024
Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të bëhet inaugurimi i bustit të komandantit legjendar “Adem Jashari”.
Megjithatë ende nuk dihet se në cilin vend vendoset busti dhe ora e mbajtjes së inaugurimit.
Skulptori, Sabri Behramaj ka skalit figurën e komandantit legjendar “Adem Jashari”.
Ai ka njoftuar se inaugurimi do të bëhet me datë 17 shkurt në qytetin e Mitrovicës.











