🏛️ Politikë
Bytyqi premton depolitizimin arsimit në Rahovec: Edhe ndarja e bursave është politizuar
nga Egzona Mehmeti8 tetor 2021
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Rahovecit, Xhaver Bytyqi sonte premtoi depolitizimin e arsimit në komunën e Rahovecit.
Ai tha se punësimi i mësimdhënësve bëhet me militantë politikë si dhe shtoi që edhe bursat studentore në Rahovec janë të politizuara.
Bytyqi tha kanë menduar në investimin në kabinete dhe palestra sportive në shkolla, si dhe tha se ka shumë mundësi që të bëhet digjitalizimi i shkollave./21Media








