Ashtu siç kanë paralajmëruar ditë më parë, treshja e njohur, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko sapo publikuan projektin e ri, të titulluar “Ça bone”, shkruan rtv21.tv
“Ça bone” u publikua me videoklip, për të cilin artistët si gjithmonë janë kujdesur deri në detajin e fundit.
Për tekstin e këngës janë kujdesur vetë artistët.
Ky është bashkëpunimi i dytë që bashkon këta artistë, muzika të cilëve është shumë e pëlqyer dhe që të njëjtit ndër vite kanë publikuar hite të padiskutueshme.
Kujtojmë që, afër tri vjet më parë është publikuar “Shtrejt”, e cila ka prekur shifrën e mbi 29 milionë klikimeve në Youtube./21Media









