Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur, mjaftojnë dy filxhanë në ditë

nga Kaltrina Berila2 korrik 2023
Çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur, mjaftojnë dy filxhanë në ditë

Studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni pohojnë se çaji oolong rrit shkrirjen e yndyrës, një efekt që vazhdon të funksionojë edhe kur flini.

Gjetjet e reja u publikuan në Nutrients.
Sipas kreut të hulumtimit, profesor Kumpei Tokuyama, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. Çaji oolong ka në përmbajtje antioksidantë të quajtur polifenole, përfshirë “theaflavine”, “thearubigins”, “Epigallocatechin gallate (EGCG)”. Benefitet përfshijnë menaxhimin e peshës, suport në eliminimin e radikaleve të lirë, përmirëson funksionin e trurit si dhe promovon kocka të forta dhe një zemër të shëndetshme.

Sipas kreut të hulumtimit, profesor Kumpei Tokuyama , pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë, stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. “Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë shkrirjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës”, shpjegon eksperti. “Prandaj ne donim të hetonim efektet e konsumit të çajit oolong në energjinë dhe metabolizmin e yndyrës, në një grup vullnetarësh të shëndetshëm.”

Nga studimi u zbulua se ata që pinin çaj oolong ose kafeinë e rritën shkrirjen e yndyrës me 20%, duke vënë në dukje se efekti i pirjes së çajit oolong vazhdoi edhe pasi njerëzit kishin shkuar në shtrat.

Ekipi hulumtues beson se pirja e çajit oolong nuk do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.

“Efekti i çajit Oolong në djegien e yndyrës gjatë gjumit mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për kontrollin e peshës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të parë nëse rezultatet që kemi vërejtur në studimin 2-javor përkthehen në humbje reale të yndyrës trupore për një periudhë të zgjatur. Përveç kësaj, ne duam të testojmë efektet e një shumëllojshmërie çaji oolong pa kafeinë, për të dalluar më mirë efektet e kafeinës nga përbërësit e tjerë të çajit, gjë që do të na ndihmojë të kuptojmë saktësisht se si oolong ndihmon në shpërbërjen e yndyrës”, përfundon profesori Tokuyama.

Çfarë e bën çajin oolong të ndryshëm nga çajërat e tjerë?

Edhe pse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong përftohet pas një procesi unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën diellin e fortë dhe oksidimin.

Ekspertët e konsiderojnë çajin si jashtëzakonisht të shëndetshëm, që përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve që duket se ka në djegien e yndyrës, çaji oolong jep dëshmi të mira se mund të përfitojë ndjeshëm shëndetin e zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →