Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Cakaj: Jemi gati për kryesimin e OSBE-së

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2019

Rama E Cakaj sot në Bratislavë

Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria është e gatshme për të udhëhequr një kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.

“Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, tha Cakaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit të Sllovenisë, Bratislavës, për marrjen e presidencës së OSBE.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →