Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Çako, në krye të operacionit kombëtar antikanabis

nga Kaltrina Berila9 korrik 2017

Gjatë 72 orëve janë asgjësuar gjithsej 163 bimë “Cannabis Sattiva”

Policia e Shqipërisë po vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.

Po rikontrollohen sera, magazina, ish-depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Kontrolle po bëhen edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

I gjithë operacioni po drejtohet dhe monitorohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në të gjithë vendin, gjatë 72 orëve të fundit, në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 163 bimë “Cannabis Sattiva”. Operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje, deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →