🇽🇰 Kosova
Caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor, Kurti e mirëpret vendimin e Osmanit
nga Venera Grabanica20 nëntor 2025
Kryetari i VV-së Albin Kurti ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve. Kurti në Facebook ka shkruar se, dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë.
”Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin”, ka shkruar Kurti.











