Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Caktohet seanca e radhës ndaj Haradinajt, Gucatit dhe Mustafës

nga Kaltrina Berila22 maj 2021

Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 28 maj në orën 11:00. Kështu ka njoftuar Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, që njoftoi edhe për konferencën përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës.

“Trupi gjykues në çështjen Mustafa vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor”, thuhet në njoftim.

Për çështjen Mustafa, trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera përgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →