Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Caktohet shuma e pensionit për viktimat e dhunës seksuale

nga E.Bullaku15 nëntor 2017

Reçica: Kjo kategori do të ketë trajtim të mirëfilltë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e pensionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftën në Kosovë.

Sipas vendimit të Qeverisë, pensioni për këtë kategori do të jetë 230 euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se ky vendim do të garantojë fillimin e një proces serioz ndaj kësaj kategorie.

Sipas tij, kjo kategori do të ketë trajtim të mirëfilltë. Po ashtu, është themeluar edhe sekretaria e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e viktimave e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →