Artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Miss me” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky projekt veror dhe ritmik tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.










