🇽🇰 Kosova
Carl Gustaf R, i dërgon urim Presidentes Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
nga Venera Grabanica17 shkurt 2025
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.
Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.











