RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Casemiro transferohet te Inter Miami

nga V.G22 korrik 2026
Casemiro transferohet te Inter Miami

Inter Miami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian, Casemiro, i cili nis një aventurë të re në MLS.

Ish-ylli i Real Madridit ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin amerikan.

Me këtë lëvizje, Casemiro do të bëhet bashkëlojtar me Lionel Messin, duke iu bashkuar projektit ambicioz të Inter Miamit, i cili vazhdon të afrojë emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Braziliani mbyll kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij dhe është gati për sfidën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Më të fundit

Të gjitha →