Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Çavushoglu sot në Maqedoni

nga Kaltrina Berila18 qershor 2017

Mevlut Çavushoglu dhe Nikolla Dimitrov do të diskutojnë për çështjet aktuale në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Ministria e Punëve të Jashtme sot kumtoi se Çavushoglu do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Në takim pritet të këmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, me theks të veçantë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpinimit ekonomik.

Të dy ministrat do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin në planin ndërkombëtar.

Në suaza të vizitës është paraparë që ministri Çavushoglu do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.

Ministrat Çavushoglu dhe Dimitrov do të marrin pjesë edhe në Iftar të cilin për nder të ministrit turk të Punëve të Jashtme do ta organizojë Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →