Dani Ceballos do të qëndrojë në Real Madrid të paktën deri më 30 qershor 2023, kur i skadon kontrata aktuale.
Gazeta shkruan se situata mund të ndryshojë duke pasur parasysh se klubi po mendon për një kontratë të re me mesfushorin 26-vjeçar.
Carlo Ancelotti është i kënaqur me zhvillimin dhe angazhimin e Ceballos të paraqitur gjatë përgatitjeve, sipas gazetës spanjolle, AS.
Largimi i Ceballos në klub do të varet nga Marco Asensio. Nëse Asensio largohet nga Reali, Ceballos do të jetë “i paprekshëm”.
Reali e hapi kampionatin spanjoll me fitoren 2:1 ndaj Almerisë.









