Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Çekia kritikon Hungarinë për qëndrimin ndaj Rusisë

nga Xh.D17 maj 2022

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky ka kritikuar qeverinë hungareze për qëndrimin e saj ndaj Rusisë, në një postim në Twitter pas betimit të Viktor Orban si kryeministër të hënën.
Lipavsky ka thënë se vendimi i Hungarisë për të mos mbështetur sanksionet që synojnë eksportet ruse të energjisë ishte “i papranueshëm”, duke shtuar se Evropa duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.
Republika Çeke – së bashku me Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë i përket të ashtuquajturit grupi “Katër Vishegrad” i vendeve të Evropës Qendrore, i formuar për të mbrojtur interesat e përbashkëta në BE.
Megjithatë, qëndrimi i Hungarisë ndaj zbatimit të sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimit të saj për të armatosur Ukrainën është në kundërshtim të thellë me anëtarët e tjerë të Vishegradit dhe qëndrueshmëria e grupit duket gjithnjë e më e pasigurt./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →