Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

​Çeku: Kosovës po i shtohet një muze unik

nga B.K24 prill 2023
​Çeku: Kosovës po i shtohet një muze unik

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Kosovës po i shtohet një muze unik, duke prezantuar ndërtesën e Hidroelektranës në Prizren.

Ministri Çeku ka thënë se pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.

“Kosovës po i shtohet një muze unik. Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit. Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës”, ka shkruar Çeku në Facebook.

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →