Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Çeku pas fitores së Krasniqit: Krenari dhe emocion i madh

nga Venera Grabanica29 qershor 2022

Fitoren e Distria Krasniqit ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku e ka quajtuar si moment që përbën një emocion dhe krenari të madhe.
“Xhudistja jonë Distria Krasniqi përsëri e artë. Krenari dhe emocion i madh, një paraqitje fantastike e saj në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. Faleminderit Distrias por dhe të gjithë sportistëve tanë për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara.Me punën dhe përkushtimin tuaj jeni shndërruar në frymëzim për të rinjtë e për të gjithë ne”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi sot ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Krasniqi mposhti rivalen e saj nga Kroacia Ana Viktorija./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →