Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

​Celta rikthehet me barazim ndaj Barcelonës me 10 lojtarë

nga B G23 nëntor 2024
​Celta rikthehet me barazim ndaj Barcelonës me 10 lojtarë

Barcelona ka dështuar të shënojë fitoren e radhës si mysafir ndaj Celta, pas kthesës së madhe kur katalanasit mbetën me një lojtar më pak në fushë.

Ndeshja e xhiros 14-të La Ligës së Spanjës në futboll ndërmjet Celta Vigo dhe Barcelonës përfundoi pa fitues në Municipal de Balaidos.

Braziliani Raphina solli katalanasit në epërsi me golin e shënuar në minutën e 15-të pas asistimit të Jules Kounde.

Polaku Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë e ekipit të trajnerit gjerman Hansi Flick në minutën e 61-të dhe dukej se Barcelona do të siguronte lehtë fitoren e 12-të.

Skuadra katalanase pësoi dy gola të shpejtë pas largimit të Casado për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 82-të.

Celta Vigo shkurtoi diferencën gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes me golin e Alfonso Gonzalez pas gabimit të Kounde.

Ekipi katalanas sikur humbi në fushë pas golit të pësuar, duke lejuar barazimin vetëm dy minuta më vonë nga Jugo Alvarez.

Ky ishte barazimi i parë i Barcelonës në këtë edicion në La Liga duke vazhduar kështu të prijë në tabelë me 34 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid e dyta. Ndërsa Celta Vigo renditet në pozitën e 11-të me 18 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →