Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çfarë diskutoi Hoxhaj me Abdixhikun dhe Haradinajn?

nga E.Bullaku18 maj 2021

U.d së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Hoxhaj në Click të RTV21, ka bërë të ditur se në këto takime është diskutuar për dialogun dhe një listë të temave në të cilat mund të bashkëpunojë opozita.

“Me të dy kam pasur takime jashtëzakonisht të mira…Ne mbi të gjitha e shohim të rëndësishme të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik, në të mirë të Kosovës. Fillimisht do ta shohim sa serioz janë Qeveria dhe pastaj kolegët tanë në opozitë”, ka thënë Hoxhaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →