Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çfarë moti do mbajë në javën e parë të vjeshtës?

nga Venera Grabanica25 shtator 2022

Java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë
ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kushte afersishtë të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë ku pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundesi për shkarkime rrufesh.
Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →