Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Çfarë po ndodh në bisedimet Ukrainë-Rusi?

nga Venera Grabanica13 mars 2022

Tani kemi më shumë se si po shkojnë bisedimet mes negociatorëve rusë dhe ukrainas.

Në një video të postuar në mediat sociale, këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia kishte filluar të angazhohej në mënyrë konstruktive.

“Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj. Ajo është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj.

“Propozimet tona janë në tryezë dhe janë shumë të ashpra. Para së gjithash, ato kanë të bëjnë me tërheqjen e trupave, armëpushimin etj. Në parim, ne nuk do të heqim dorë nga asnjë nga pozicionet tona. Rusia tashmë e kupton këtë. Rusia ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”.

Edhe diplomati i lartë amerikan, Wendy Sherman, tha se Rusia po tregonte shenja të përfshirjes në negociata thelbësore, thotë korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Landale.

Por asnjëra palë nuk do të thoshte se ku është arritur progres, nëse ka, në çështjet humanitare apo edhe mundësinë e një armëpushimi, shton korrespondenti ynë.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, dha një notë më pesimiste, duke thënë për radion franceze se lufta do të ishte e gjatë dhe “më e keqja ishte përpara nesh”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →