Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

‘Çfarë tm*rri kom pas tu e performu…’, Adelina Ismajli tregon prapaskenat e videoklipit të këngës ‘Amaneti’

nga Venera Grabanica12 gusht 2025
‘Çfarë tm*rri kom pas tu e performu…’, Adelina Ismajli tregon prapaskenat e videoklipit të këngës ‘Amaneti’

(Lajm i përditësuar)

‘Çfarë tm*rri kom pas tu e performu…’ – Adelina Ismajli tregon prapaskenat e videoklipit të këngës ‘Amaneti’

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqitparë, Adelina Ismaili e ftuar në “21 Gradë” në RTV21, ndau me publikun një nga momentet më të vështira të karrierës së saj, realizimin e videoklipit të këngës “Amaneti”, një nga projektet më të guximshme e njëkohësisht më të kontestuara në karrierën e saj.

“Çfarë tmerri kom pas tu e performu… Me prek në fe te kosovarët është e rrezikshme, se di qysh kom rreziku,” tha Adelina, duke rikujtuar tensionin emocional dhe frikën që e shoqëroi gjatë xhirimeve.

“Në videoklip vrehet që jam e tmerruar, sepse e disha për pasojat që më prisnin,” shtoi ajo, duke e bërë të qartë se sfida nuk ishte vetëm artistike, por edhe personale dhe shoqërore.


“Disa mediume m’kanë fut n’lloq…”, Adelina Ismajli rrëfehet pa filtra, ”Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”

Këngëtarja ikonike Adelina Ismajli inë emisionin ”21 Gradë” në RTV21 hapi zemrën si rrallëherë më parë. E njohur  për një karrierë që theu tabu e ndërtoi histori në muzikën shqiptare, Adelina foli pa ”doreza” për sfidat që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj artistik.

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” u shpreh ajo, duke i dhënë zë një ndjenje të thellë zhgënjimi, por edhe mirënjohjeje.


Pas shkëlqimit e famës, sa e vështirë është të jesh Adelina Ismajli?

Në një paraqitje të rrallë Adelina Ismajli ishte e ftuar në emisionin ”21 Gradë” në RTV21, ku rrëfeu për herë të parë pas një kohe të gjatë për jetën, karrierën dhe sfidat që ka kaluar.

Një figurë ikonike për muzikën dhe skenën shqiptare Adelina ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes  për guximin që tregoi në thyerjen e tabuve dhe normave shoqërore.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →