Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Çfarë u diskutua në takimin e Bislimit me Dendias?

nga E.Bullaku8 qershor 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në Kosovë dhe më tej në një takim të përbashkët ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Në takimin zyrtar të dy delegacioneve, Dendias theksoi energjinë e re, pozitive dhe potencialin e Kosovës, për shkak edhe të moshës mesatare të ulët të popullsisë dhe reflektimit në politikat e Qeverisë, që mund të shërbejë si shembull edhe për Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi pohoi potencialin zhvillimor të Kosovës. E falënderoi shtetin e Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Më pas Dendias tha se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane dhe Greqia është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes ndaj rajonit.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Dendias edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se rruga e duhur është ajo e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ku Kosova është dhe do të mbetet e angazhuar maksimalisht në qasje konstruktive, përmes propozimeve dhe alternativave për të ecur drejt një marrëveshjeje të përhershme dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë./21Media


ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →