Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me ambasadorin e Tajlandës?

nga E.Bullaku4 tetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Tajlandës në Budapest, Nipon Petchpornprapas.
Kurti në takim foli për mundësitë për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, në shkëmbime tregtare dhe kulturore.
Ambasadori Petchpornprapas shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave në agrikulturë dhe shëndet publik.
Në takim u theksua potenciali dhe vullneti i të dyja shteteve për thellim e zgjerim të marrëdhënieve bilaterale. U bisedua për marrëveshjet me interes të ndërsjellë, si ajo për bashkëpunim ekonomik, si dhe për mbrojtje dhe nxitje të investimeve./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →