Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me deputetin suedez?

nga E.Bullaku15 prill 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson.
Presidentja dhe deputeti diskutuan për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë.
Jacobsson vlerësoi punën e Osmanit në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës. Kurse presidentja falënderoi deputetin Jacobsson për angazhimin e tij për të avokuar për liberalizim e vizave për qytetarët dhe mbështetjen e tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimet në kontinentin evropian dhe luftën gjenocidale të presidentit rus Vladimir Putin, ndaj popullit ukrainas. Presidentja ritheksoi hapat e ndërmarra nga institucionet tona për t’i bashkërenduar përpjekjet me aleatët, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë. Presidentja gjithashtu përmendi agjendën destabilizuese të Serbisë kundër vendeve të rajonit si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, politik e ekonomik nga ana e tyre me Rusinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →