Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me Hovenier?

nga E.Bullaku4 gusht 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.
Në takim është diskutuar dhe për takimin me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Uashington D.C. Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve.
Po ashtu, Osmani e ka njoftuar ambasadorin për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast ka shprehur mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e sekretarit Blinken./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →