Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias?

nga E.Bullaku20 maj 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, zëvendës sekretari Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.
Gjatë takimit, Osmani shpjegoi nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.
Osmani theksoi se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vetingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Si i tillë, procesi i vetingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin profesional në mes të Kosovës dhe Komisionit të Venecias.
Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni i Venecias i ka ofruar Republikës së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →