Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me Selën?

nga E.Bullaku2 shkurt 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.
Presidenca përmes një komunikate bëri të ditur se në takim u diskutua për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.
Osmani në takim theksoi se perspektiva e të dy shteteve është në BE dhe në këtë kontekst ka potencuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës. Ajo veçoi raportet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, për të cilat një kontribut të çmuar japin edhe shqiptarët si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →