Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Chernihiv “po pëson humbje të mëdha”

nga Kaltrina Berila17 mars 2022

Kreu i rajonit Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, ka thënë se qyteti Chernihiv “po pëson humbje të mëdha” pasi është nën një sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse.
“Armiku vazhdon sulmet sistematike të artilerisë dhe ajrore në qendrën tonë rajonale, duke shkatërruar infrastrukturën civile”, shkroi Vyacheslav Chaus në Telegram.
Ai tha se vetëm dje, 53 trupa u vranë nga agresori rus, të cilët u sollën në morgun e qytetit, transmeton rtv21.tv.
Chernihiv ka parë disa nga sulmet më të këqija që nga fillimi i pushtimit rus tre javë më parë, duke përfshirë një sulm në një kompleks apartamentesh më 4 mars, në të cilin u vranë të paktën 33 njerëz, sipas zyrtarëve, dhe një sulm dje në një linjë të njerëzit që prisnin në radhë për të blerë bukë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →