Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

​Chet Hanks përfshin babanë Tom Hanks në video-klipin e tij

nga Gentrita Xhemajli25 qershor 2025
​Chet Hanks përfshin babanë Tom Hanks në video-klipin e tij

Përpjekjet muzikore të Chet Hanks po bëhen çështje familjare, shkruan E! News.

Në video-klipin e ri me temë Forrest Gump, Chet, pjesë e duos country Something Out West, shfaq babanë e tij, Tom Hanks, i cili i bashkohet në një stol, duke rikrijuar një nga skenat ikonike të filmit të vitit 1994.

“Ai është një prima donna i vërtetë”, tha Chet me humor për babanë e tij gjatë një interviste në Today.

“Po bëj shaka. Është njeriu më i qetë që ekziston. Të dua, babë”, shtoi ai.

Edhe partneri i tij muzikor, Drew Arthur, u shpreh se ishte surreale të priste të xhironte një skenë ndërsa Tom Hanks qëndronte duke e pritur.

Ndërkohë që Tom hyri në botën muzikore të djalit të tij, Chet po bën hapa në aktrim, duke luajtur në filmin Running Point përkrah Kate Hudson.

“Ka qenë një rrugë e gjatë, por jam mirënjohës për gjithçka”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Chet ka treguar më parë se jeta si djali i dy yjeve të njohur Tom Hanks dhe Rita Wilson ka pasur edhe sfida. Ai tha se ka përjetuar shumë privilegje, por edhe xhelozi. Sipas tij, njerëzit e paragjykojnë pa e njohur dhe kjo e bën të vështirë të fitojë pranimin e tyre.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →