Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Chiellini vaksinohet me dozën e tretë kundër Covid-19

nga Xh.D2 dhjetor 2021

Kapiteni i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini është vaksinuar me dozën e tretë kundër virusit Covid-19 këtë mëngjes dhe ka paralajmëruar të gjithë që të luajnë rolin e tyre në përballjen kundër kësaj pandemie.
Mbrojtësi italian postoi një fotografi të tij me një maskë në fytyrë, i ulur në repartin e vaksinimit në qendrën spitalore J-Medical, pasi që ishte vaksinuar.
“Këtë mëngjes kam marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Falë kësaj vaksine dhe gjësendeve personale mbrojtëse ne jemi duke luftuar që t’i rikthehemi normalitetit. Të gjithë duhet të jemi pjesë e kësaj iniciative, kështu që të vaksinohemi për vete dhe për të mbrojtur të tjerët që janë më të dobët në shëndet”, shkruante Chiellini në “Twitter”.
Shumica e lojtarëve të Serie A janë të vaksinuar, por ka ardhur koha që shumë prej tyre të marrin edhe një dozë tjetër, pasi pas gjashtë muajve efekti i vaksinës fillon të zbehet.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →