Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Chollet: Palët t’i kthehen dialogut

nga Venera Grabanica26 shtator 2023
Chollet: Palët t’i kthehen dialogut

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ta zbatojnë marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

Cholleti pas një bisede të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurtin ka treguar se kanë folur në lidhje me sulmin e së dielës në Kosovë, ku u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

“Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →