Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Chollet takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

nga B G4 prill 2023
Chollet takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet  ka shprehur mështetje për për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit që zhviloi sot me me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Për këtë takim Chollet ka njoftuar përmes një postimi në Twitter ku ka thënë se është diskutuar  “për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për ta mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”.

Enjoyed speaking with EU Special Representative @MiroslavLajcak about our strong support for the EU-led dialogue between Kosovo and Serbia and shared commitment to supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/JXUTbXUILp

— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 4, 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar paraditen e së martës në Bruksel përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Më pas, Lajçak pritet të takohet me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Pas takimeve bilaterale, pritet takimi trilateral, ku sipas BE-së palët do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →