Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Chris Brown sërish akuzohet për dhunë fizike ndaj një gruaje

nga Kaltrina Berila23 qershor 2021


Këngëtari amerikan, Chris Brown, po akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi një grua në Los Angeles.
Policia morën informacion se në një zonë në San Fernando Valley, rreth orës 07:30 në mëngjes, ylli i R&B, ka goditur një grua, pas një mosmarrëveshje që këta të fundit kishin mes vete.
Tutje, policia ka bërë të ditur se këngëtari nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes kur njësiti arriti.
“Viktima tha se ajo dhe i dyshuari pasi debatuan, ai e goditi atë”, tha një oficer.
Përfaqësuesit e Chris Brown ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së Newsbeat, për të komentuar në lidhje me ngjarjen.
Para disa vitesh, Brown akuzohej për të njëjtën vepër, pasi kishte rrahur brutalisht këngëtarën Rihanna./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →