Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Çifti Vitaku drejtoi ndeshje në Ligën Evropiane

nga E.Bullaku29 shtator 2022

Një tjetër xhiro evropiane, një tjetër angazhim për gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Çifti mitrovicas, Arsim dhe Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës Evropiane për hendbollistë.
Në Kwidzyn të Polonisë, u takuan skuadra vendase, MMTS Kwidzyn dhe skuadra e madhe gjermane, SG Flensburg-Handewitt. Fitore të thellë shënoi skuadra gjermane, Flensburg-Handewitt me rezultat 39:25. Ndeshja e kthimit luhet më 4 tetor në Flensburg të Gjermanisë.
Në rrethin e dytë të Ligës Evropiane u paraqit edhe reprezentuesi i Kosovës, Luigj Quni me skuadrën zvicerane, Amicitia Zuerich. Zuerichu pësoi thellë, 34:24, nga skuadra spanjolle, Benidorm. Ndeshja u luajt në Spanjë, ndërsa Qunoi shënoi dy gola.
Hendbollisti shqiptar, Gzim Salihi, shënoi tri gola për Savehofin suedez që barazoi 24:24 me Montpellierin francez./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →