🇽🇰 Kosova
Çitaku i reagon Kurtit për krijimin e Qeverisë: T’i s’kërkon marrëveshje, kërkon nënshtrim
nga Kaltrina Berila21 tetor 2025
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit ka folur për xhelozi e inati mes partive sa i përket përpjekjeve për krijimin e Qeverisë së re.
Çitaku në reagimin e saj i ka thënë Kurtit se s’kërkon as marrëveshje e as kompromis, por kërkon nënshtrim.
“Por ky popull nuk është e nuk do të jetë kurrë popull që nënshtrohet”, ka shkruar Çitaku.









